LSDM akuzon VMRO-në se në qeverinë teknike ka propozuar kuadro që nuk e njohin punën dhe janë aty vetëm për të shpërndarë të pavërtetat e gatuara, siç thonë “Në kuzhinën e VMRO-DPMNE-së”.
Për vetëm 2 vite e gjysmë, LSDM arriti të sanojë shkatërrimin 11 vjeçar të sistemit të mbrojtjes sociale e përmes reformave sistemore siguroi ndihmën e duhur për 300 mijë qytetarë. Ministrja teknike nuk e njeh ligjin, por është aty për t’u bërë megafon i kreut të VMRO-së, akuzojnë nga LSDM.
“Ministrja teknike për punë dhe politikë sociale, pas vetëm dy ditëve punë tregoi paaftësi dhe demonstroi se nuk e njeh Ligjin e ri për Punë dhe Politikë Sociale. Ajo nuk e di se përgjegjësia për dhënien e mendimit për ndihmë sociale dhe mbështetje për përkujdesje të personit të tretë, përmes të cilës merret edhe ndihma, është shpërndarë në 15 komisione ekspertësh pranë shtëpive të shëndetit publik, që formohen nga ministria. Pikërisht kjo mënyrë zgjidhi problemin e krijuar nga VMRO-DPMNE.”,- tha Milan Zhivkoviq nga LSDM.