LSDM vlerëson se se me reformën e re sociale, po ndërtojmë sistem për nxjerrjen e fëmijëve nga varfëria.
“Me reformën e re sociale, e cila u miratua në Kuvend, ndërtojmë sistem me të cilën përgjithmonë nxjerrim nga çdo lloj të varfërisë. Për 20 për qind është rritur përfshirja e fëmijëve të cilët shfrytëzojnë shtesa shkollore dhe arsimore dhe në mënyrë thelbësore është transformuar mbrojtja sociale”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM thonë se deri më tani shtesa fëmijërore kanë shfrytëzuar 3.200 fëmijë, ndërsa me reformën e re do të shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa shtesa arsimore në vend të 3.800 fëmijëve, tani do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë 61.143 fëmijë.
Nga tje shtojnë se me masat reformuese dhe reformën sociale kthehet e drejta sociale, e cila është bazë për ngritjen e një shoqëri të drejtë e cila mundëson të drejta të barabarta.