Ballina Lajme Maqedoni LSDM: Ne nuk lejojmë krizë kushtetuese

LSDM: Ne nuk lejojmë krizë kushtetuese

Zgjedhja e antarëve të ri në Gjykatën Kushtetuese ka përplasur sërish pushtetin dhe opozitën. Nga LSDM, thonë se mazhoranca nuk do të lejojë që VMRO-DPMNE të bllokojë zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues dhe të shkaktojë krizë kushtetuese. Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski thotë nuk është e paprecedentë që Kuvendi do të votojë për dy nga tre kandidatët e propozuar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Sipas tij duhet bërë dallimi ndërmjet zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues dhe miratimit të ligjeve apo amendamenteve.
“Kur bëhet fjalë për çfarëdo lloj zgjedhjeje, atëherë nuk ka amendamente, vetëm zhvillohet debat në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime për secilin veç e veç dhe votohet për secilin veç e veç. Kryetari i Komisionit e njoftoi kryetarin e kuvendit se diskutimi i këtyre dy kandidatëve ka përfunduar dhe është votuar me shumicë votash që ata të vazhdojnë në procedurë të mëtutjeshme.”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
Marketing
Exit mobile version