Ballina Lajme Maqedoni Tregëtia me njerëz, interneti dhe rrjetet sociale, rrezikojnë fëmijët

Tregëtia me njerëz, interneti dhe rrjetet sociale, rrezikojnë fëmijët

Tregëtia me njerëz si vepër penale çdo ditë e më shumë po realizohet përmes internetit ndërsa shqetësues është fakti se nga 8 viktimat e tregëtisë me njerëz 7 janë fëmijë. Krimininelët më së shumti i targetojnë peronat që shfrytëzojnë internetin ndërsa nuk janë të njoftuar për rreziqet. Rezultatet e hetimit tregojën se fëmijët i përdorin platformat sociale dhe komunikojnë edhe me njerëz të panjohur.
“Në sferën e tregëtisë me njerëz jemi dëshmitarë se tregtarët me njërëz një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre për kryerjen e veprës penale e bëjnë përmes keqpërdorimit të teknologjisë kompjuterike.Online komunikimi mundëson paraqitje anonime dhe profit më të madh dhe për këtë arsye kriminelet më shumë orientohen në regrutimin e viktimave përmes teknologjisë komjuterike.”, tha Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB.
“Trendi me tregëtinë e fëmijëve në kontinuitet po vazhdon.Numri me i mad i viktimave të identifikuara  të tregëtisë me njerëz këtë vit janë fëmijë.Përdorimi internetit po i lë fëmijët në rrezik.”, tha Jasmina Dimishkova Rajkovska, drejtoreshë ekzekutive “Porta e hapur”.
Me rastin e 18 tetorit ,shënimi i ditës evropiane për luftë kundër tregëtisë me njerëz u shpërndanë broshurat që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së pjesmarrësvepër rrezikun nga keqpërdorimi I teknologjisë kompjuterike në 33 shkolla në vend.Me këtë rast u porositi që prindërit duhet të kenë kujdes me fëmijët dhe të bëjnë më shumë kontrolle në atë se çka bëjnë fëmijët në rrjetet sociale dhe me kë komunikojnë. Nga ndryshimet e fundit të Kodit penal është rritur dënimi për veprën penale tregëti me fëmijë.
Marketing
Exit mobile version