LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri të partisë

LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri të partisë. Në luftën për pasardhësin e Zoran Zaevit, i cili dha dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet lokale, janë tre kandidatë, Dimitar Kovacevski, Frosina Tashevska Remenski dhe Jovan Despotovski.

Marketing

Brenda do të ketë zgjedhje partiake dhe votime të fshehta dhe një të drejtë të tillë e kanë mbi 50 mijë anëtarë të LSDM-së.

Votimi në zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohet në 194 vendvotime në organizimet komunale të LSDM-së në mbarë vendin, duke filluar nga ora 08:00 deri në 19:00.

Kandidati për kryetar që ka fituar 50% plus një votë do të konsiderohet i zgjedhur. Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e mjaftueshme, pason raundi i dytë dhe brenda zgjedhjeve partiake do të ketë kongres edhe në LSDM

“LSDM nesër do ti mbaj zgjedhjet e brendshme partiake. Kjo është ngritja e demokracisë brenda partisë por edhe vendosja e standardeve të reja në skenën politike maqedonase. Mbi të gjitha, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë drejt BE-së, vlerave evropiane, sigurisht edhe me një ekonomie të forte, zhvillimi të qëndrueshme dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Marketing