LSDM: Papunësia është ulur nën 20 për qind

Nga Qendra për komunikime me opinionin nga LSDM-ja thonë se falë reformave të qeverisë së udhëhequr nga lideri i tyre papunësia është ulur nën 20 për qind.

Marketing

Për më shumë para tek qytetarët dhe standard më të mirë. Papunësia është ulur nën 20 për qind, pagat po rritet, janë hapur 26.000 vendet të reja pune.

Me politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20 për qind.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është vërejtur ulje e papunësisë në 19,4 për qind që është niveli më i ulët deri më tani. Në të njëjtën kohë të dhënat treguan rritje të ekonomisë, BPV-ja është rritur për 3,7 për qind.

Të gjitha parametrat kyçe ekonomike tregojnë rritje dhe tendenca pozitive.

Rritet numri i investimeve të huaja, janë hapur 26.000 vende të reja pune, rriten pagat, ulen shpenzimet, ulen dënimet, më shumë para përfundojnë tek qytetarët.

Rezultatet pozitive ekonomike janë tregues i përkushtimit të Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja për të siguruar jetë më cilësore dhe standard më të lartë jetësor.