LSDM i kërkon VMRO–së që të shesë pllakat e dyshemeve të pallatit të bardhë në vlerë prej 100 mijë eurosh dhe paratë t’i kthejë tek qytetarët në këto kohëra krize.
“VMRO-DPMNE është sinonim i krimit dhe korrupsionit, e cila për 11 vite qeverisje u bë më e pasura në Europë. Tani asnjë nga kryetarët e komunave të VMRO–DPMNE–së nuk ndanë asnjë denarë ndihmë për qytetarët, por shpenzuan miliona euro për punësime partiake dhe furnizime me automobilë të shtrenjtë, kompjuterë dhe celularë.”,- akuzojnë socialdemokratët.
Sipas LSDM-së, VMRO s’mund të ofrojë asgjë tjetër përpos mbrojtjes së krimit, lajmeve të rreme dhe bllokadave.