LSDM për zgjedhje pas stabilizimit të epidemisë, për VMRO-DPMNE-në nuk janë prioritet, Filipçe porositi se për datën vendos Komisioni pës Sëmundje Infektive

Gjendja me epideminë e Kovid-19, gjendja e jashtëzakonshme, e cila doli nga ballafaqimi me koronakrizën, ndërsa të cilën presidenti Stevo Pendarovski e shpalli dy here nga 30 ditë, por përmendi se nuk ka për qëllim atë ta bëjë vetëm ai për një kohë të pacaktuar si dhe mbajtja e zgjedhjeve janë temat në të cilat do të bisedohet në takimin e ardhshëm të liderëve te shefi i shtetit.

Marketing

Takimi i liderëve siç njoftoi Pendarovski në intervistë për emisionin “360 gradë” në TV Alsat M duhet të mbahes mes 10-12 maj, ndërsa në bisedë telefonike vërtetim për pjesëmarrje ka marrë nga liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Pendarovski tha se është në komunikim edhe me liderët e partive shqiptare nga pushteti dhe opozita.

LSDM-ja qeveritare me qëndrim se zgjedhjet do të mbahen në momentin e parë, prejse kompetentët do të vlerësojnë se është e sigurt për qytetarët.

Sekretari përgjithshëm i partisë qeveritare Lupço Nikollovski dje deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në momentin e parë kur epidemiologët dhe shëndetësia do të thonë se është e sigurt.

“Në bazë të të gjitha analizave profesionale, në bazë të raporteve epidemiologjike të sillen vendimet dhe në afatin e pare të mundshëm të ketë zgjedhje dhe Kuvend funksional”, tha Nikollovski.

Ai dje akuzoi se Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë treguar sjellje të papërgjegjshme në momentet kyçe për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë. Ata janë të vetëdijshëm për atë, thotë ai, dhe për atë ikin nga çdo mejdan demokratik. “Për atë nuk duan Kuvend funksional, për atë nuk duan normalizim dhe zgjedhje”, potencon Nikollovski.

Sipas tij, përgjegjësia e partive politike dhe institucioneve është të bëjnë gjithçka, sa më shpejtë që është e mundur të sigurohet përditshmëri normale e qytetarëve.

“Të gjithë që kundërshtohen në këtë qëllim të normalizimit të gjendjeve kontribuojnë që vendi të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, në krizë shëndetësore-ekonomike, ndërsa kjo nuk është sjellje e përgjegjshme”, theksoi Nikollovski.

Për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet nuk janë prioritet për momentin. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski dje në lidhje me datën e zgjedhjeve tha se te ata në prioritet aspak nuk janë zgjedhjet, përderisa sërish për to gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje e vendimit të cilitdo politikani, por që gjendja e jashtëzakonshme është çështje e lidhur me nevojat.

Në këtë moment forma përmes së cilës mund të reagohet është gjendja e jashtëzakonshme dhe kjo është gjendja që e kemi për momentin. Si do të zhvillohen punët në të ardhmen askush nuk mund të supozojë por përsëris vendimet nuk duhet të sillen në bazë të dëshirës së Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit ose cilitdo tjetër por duhet të sillen jashtëzakonisht në bazë të asaj që e kemi si realitet ndërsa ajo është se a tejkalohet kriza shëndetësore dhe ekonomike në Maqedoni”, theksoi Nikollovski.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje për televizionin “Telma” deklaroi se datë për zgjedhje do të ketë vetëm kur Komisioni për Sëmundje Infektive do ta miratojë atë.

“Asnjëherë deri më tani, asnjë ngjarje, as megjithatë procesi zgjedhor i cili ishte caktuar në fillim të kësaj krize, nuk ishte lëndë i diskutimit, as megjithatë ishte diçka mbi bazë të së cilës ne i kemi bazuar rekomandimet. Gjithçka që iu propozua Ministrisë dhe Qeverisë, të gjitha masat ishin dimensionuar që në vend të parë të jetë shëndeti i qytetarëve. Në këtë kuptim, modeli i njëjtë i punës do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Filipçe.

Theksoi se edhe propozimet e ardhshme do të miratohen mbi bazë të argumenteve profesionale, analizave të numrit të pacientëve, të diagnostikuarve të rinj, të numrit të pacientëve të cilat janë në spital dhe në shërim shtëpiak.

VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën që Pendarovski në rend dite në takimin e liderëve ta vendosë procesin eurointegrues të vendit nga aspekti i dokumentit bullgar, në të cilin kontestohet gjuha maqedonase.

Nikollovski i bëri thirrje Pendarovski ta marrë rolin të cilin e ka si president i shtetit dhe në takimin e ardhshëm të liderëve ta parashtrojë këtë çështje dhe të bisedohet për integrimet evropiane të vendit nga aspekti i dokumentit bullgar dhe kushtëzimi me të cilin është përballur Maqedonia.

Ndërsa presidenti Pendarovski potencon se nuk është i sigurt se a duhet të japë 30 ditë shtesë gjendje të jashtëzakonshme edhe pse, siç tha, do të mendojë nëse për herë të tretë do të jetë i vemti i cili do të vazhdojë – 30 plus, 30 plus, plus 30 dhe ashtu deri në fund të vitit.

Ekziston mendim se dekretet me fuqi ligjore vlejnë derisa të vlejë gjendja e jashtëzakonshme. Pastaj, që të vazhdojnë eventualisht të vlejnë duhet Kuvendi t’i vërtetojë. Nëse i vërteton do të vazhdojnë të vlejnë, nëse jo, nuk do të vlejnë, është nga mendimet juridike të cilat në intervistë në Alsat M i përmendi presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa për të cilën e kanë këshilluar juristët.

“Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria mund të sjellë dekret me fuqi ligjore. Jo në disa kohë të rregullta parlamentare. Çka është problemi te ne? Parlamenti asesi të përbëhet sepse njeriu i parë i tij mendon se ai është definitivisht i shpërndarë, befasuese është që edhe partia kryesore opozitare mendon se nuk duhet të ringjallet parlamenti ku mund të ketë kontroll më të madh parlamentar”, thotë presidenti i shtetit.