LSDM, përpara ” syve” të Besës, kërkon qeveri etnike maqedonase me VMRO-në

Koment TetovaSot
Tek shqiptarët bëhet një luftë si të shpëtohen karierat politike .Në këtë lojë duhet të ketë gisht edhe dikush tjetër sepse në qëllimin e errët për pushtet subjektet tona nuk zgjedhin forma si ta bëjnë këtë.
Së fundmi në grackën e madhe ra edhe Lëvizja Besa e cila kishte mundur të vepronte ndryshe ,por zgjodhi variantin më të keq -ti jep arsye Zoran Zaevit ta luajë lojën perfekte me shqiptarët ,atë lojë të mbetur përgjysëm .
Kur politikani fjalëshumë Zaev e pa dështimin e tij politik prej humbësi, filloi të mendonte për strategji tjera të fushëveprimit politik dhe shqiptarët janë ata që mund ta shpëtojnë sërish.Kur pa se kishte humbur përmes manipulimit të përkryer me subjektet tjera shqiptare, nisi gjuetinë tek partia që ka emrin e shenjtë -BESA.
Por qëllimi është të realizojë aspiratat e saj maqedonase sepse nuk ka nëncmim më të madh se sa para syve të një partie shqiptare që ka bërë koalicion parazgjedhorë, Zaev përmend qeverinë etnike maqedonase, koalicionin edhe me kundërshtarin e tij të madh politik, VMRO-në, dhënien e 13 deputetëve për një qeveri pakicash et etj, vetëm mos realizohet ideja e një kryeminisri shqiptar.
Multietnik me Besën dhe nacionalist në anën tjetër, kjo e përbën lojën e dyfishtë të Zaevit që dihet tashmë publikisht se cfarë mendon për partitë shqiptare mes fyerjeve të ulëta kundrejt tyre.
Besa po i ndihmon Zaevit të realizojë planin e tij maqedonas dhe ai përpara opinionit sillet si një ” lider ” i madh qëlufton për një shoqëri të barabartë.

Marketing

Besa ra në grackën e mashtrimit maqedonas si shumë parti tjera shqiptare më herët .Tani ajo duhet të hesht kur Zaev bëhet bashkë me Mickovskin, një lojë e koordinuar maqedonase që në qëllimin e errët ka në shenjestër sërish shqiptarët.
Janë shqiptarët si votues që i duhen sërish Zaevit dhe asgjë më shumë se kaq.Sa ta arrijë këtë qëllim në mashtrimin e tij të dytë por tash nën imazhin e një ” laramanie” të dytë përmes një koalicioni formal me shqiptarët , Zaev sërish do vazhdojë betejën për kauzën e madhe maqedonase ndërsa shqiptarët edhe njëherë ti merr me vete dhe ti ofendojë më pas duke u dhënë një copë pushteti dhe një mundësi që dikush të shpëtojë karierën e tij politike për interesa personale dhe jo shqiptare.