LSDM: Përparimi i vendit reflekton edhe në përparimin ekonomik

“Përparimi i vendit në dy vitet e fundit, pas prapambetjes dhjetëvjeçare dhe suksesi në procesin integrues drejt BE-së dhe NATO-s pozitivisht ndikon edhe mbi ekonominë”, citohet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se investimet e huaja në vitin 2018 arritën dhe vlerën rekorde prej 624 milionë eurosh.

Marketing

Sipas LSDM-s paralelisht me rritjen e investimeve të huaja rritet prodhimi industrial dhe eksporti si dhe pagat.

“Eksporti nga zonat industriale në vitin 2018 u rrit për 20 për qind dhe arrin 2,4 miliardë euro”, citohet në njoftimin e LSDM-së duke theksuar se politikat reale ekonomike kontribuuan që rritja industriale në vitin 2018 të jetë rritja më e madhe në shtatë vitet e fundit.

“Investimet sigurojnë vende të reja dhe më të paguara pune. Në vitin 2018 është vërejtur rënie e shkallës së papunësisë në 19,4 për qind, ndërsa pagat janë rritur në të gjitha sektorët”, citojnë nga LSDM-ja.

Sipas kësaj partie anëtarësimi në NATO dhe në BE në mënyrë shtesë do t’i intensifikojnë këto rrjedha pozitive ekonomike, në interes të qytetarëve, prandaj apelojnë se duhet që të vazhdohet rruga e duhur që ka filluar vendi ynë , rruga drejt integrimeve, avancimit dhe të ardhmes.

Marketing