LSDM: Po formojmë qeveri të çliruar nga nacionalizmi

Nga LSDM-ja thonë se vazhdojnë bisedimet serioze për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar.

Marketing

Në vijim, thonë ata, është procesi i formimit të qeverisë së re të çliruar nga çdo lloj nacionalizmi.

“Më 15 korrik qytetarët treguan se nacionalizmi është mposhtur. Në vijim është procesi i formimit të qeverisë së re të çliruar nga çdo lloj nacionalizmi. Qeveri e cila edhe më tej do të punojë për konceptin “një shoqëri për të gjithë. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të trasojë fuqishëm drejt rrugës së integrimit në BE dhe në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.