LSDM-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku thekson se po vazhdon lufta kundër partizimit të institucioneve shtetërore dhe nepotizmit që me dakada ishte praktikë e qeverisjes së VMRO-së. Partia në pushtet thekson se bashkërisht me qytetarët punojnë për të realizuar projektet që nuk janë bërë në të kaluarën.
“Për arsye etike dhe morale anëtarët e familjarëve të përfaqësuesve të LSDM u tërhoqën nga vendet e punës, ndërsa VMRO-ja heshtë për mbushjen e institucioneve shtetërore me kuadër partiak dhe familjarë.
Në vend se të heshtë, Hristijan Mickoski duhet t’u bëjë thirrje familjarëve të punësuar në kompani shtetërore dhe administratë publike të heqin dorë nga vendet e punës për arsye morale”, theksohet në reagimin e LSDM-së.