Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se intensivisht po punohet në rrjetin e gazifikimit dhe se po merren masa kundër ndotjes së ajrit.
LSDM sërish e akuzon VMRO-DPMNE-në se politikat e tyre kanë rezultuar me shkatërrimin e gjelbërimit dhe ndotjes së madhe të ajrit.
“Përkrah shkatërrimit të gjelbërimeve, për shkak të interesave kriminale OBRM-PDUKM shfuqizoi tarifën e lirë të energjisë elektrike, ndërsa çmimi i rrit për 100 për qind, me çka mijëra amvisëri duhet të përdorin mënyrë joekologjike për ngrohje”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti thonë se janë përpunuar disa projekte ideore për vendosjen e rrjetit sekondar të gazifikimit në disa qytete si Tetovë, Ohër, Shën Nikollë, Prilep dhe Kavadar.