LSDM: Politikanët që mbrojnë krimin nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve

LSDM-ja ka kërkuar nga Hristijan Mickoski të jep dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”.

Marketing

Nga atje thonë se Hristijan Mickoski të jep dorëheqje, pasi aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” edhe një herë konfirmuan se VMRO-DPMNE është parti kriminale.

“Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë. E vetmja agjendë politike e Mickoskit është pengimi i drejtësisë, shtetit dhe mbrojtja e krimit të Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre vendimeve gjyqësore, Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thonë nga LDSM.

Krimet e VMRO-DPMNE-së sjellin përgjegjësi politike, politikanët që mbrojnë krimin nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve, thuhet në komunikatë.