LSDM: Politikat e suksesshme ekonomike japin rezultate

Politikat ekonomike efikase dhe të përgjegjshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja japin rezultate, ekonomia është në zhvillim dhe konkurrencë edhe në kohë krize botërore. Vitin 2023 po e nisim me një investim të ri në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Shtip.

Marketing

Fjala është për kompaninë “Magna Mechatronics” e cila do të investojë 40 milionë euro, në fabrikën e së cilës do të punësohen rreth 600 persona, tha në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së, Daniela Nikolova.Falë politikave të tilla, vetëm vitin e kaluar në vend u investuan 430 milionë euro në zonat TIR dhe u krijuan 2300 vende të reja pune të paguara mirë.

“Vitin e kaluar 2022 kemi shënuar një nivel rekord të lartë të eksporteve nga zonat TIR prej 3.7 miliardë euro, që është 25 për qind më shumë se në vitin 2021. E gjithë kjo është tregues i efektit të investimeve të huaja direkte në ekonominë vendase, por edhe dëshmi e konkurrencës së ekonomisë maqedonase. Nëpërmjet politikave ekonomike dhe në vitin ë të madh të krizës në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, arritëm të ruajmë stabilitetin ekonomik, të mbështesim krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe të rrisim pagën minimale si dhe pagat në shumë sektorë, tha Nikolova.

Marketing