LSDM: Protesta e VMRO-së, urdhër nga Busapesti

LSDM-ja akuzon Mickoskin se urdhrin për të protestuar e ka marrë nga Budapesti. Sipas Socialdemokratëve kjo protestë e opozitës vjen pas dështimit për ta bllokuar Ligjin për Prokurorinë Publike.

Marketing

Erdhi lajmi nga Budapesti: Hristijan Mickoski, përmbaruesi i Nikolla Gruevskit nesër do të protestojë për padrejtësi. Kur panë se nuk kanë sukses që përmes bllokadave, kërcënimeve dhe kushtëzimeve ta ndalojnë në Kuvend Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja tani do të protestojnë kundër drejtësisë, përgjegjësisë dhe gjyqësorit të pavarur”-theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Marketing