LSDM nuk do të ketë mitingje me më shumë se 50 persona në ambiente të hapura dhe 30 persona në ambiente të mbyllura. Poashtu socialdemokratët nuk do të kenë aktivitete derë më derë.
Kosta Petrov, nënkryetari i LSDM-së, deklaroi se “Në këto kushte të pandemisë globale të coronavirusit dhe luftës kundër armikut të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ju siguroj se do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt në 15 korrik. Fushata jonë do të jetë pa mitingje, tubime të mëdha. Do t’u drejtohemi qytetarëve në dy mënyra me aktivitete dixhitale në internet: video dhe mesazhe grafike përmes mediave sociale, video konferencave live përmes Internetit, paraqitje të të ftuarve në media, video, banderola në internet. Grupi tjetër i aktiviteteve është offline dhe përfshinë billborde, programet e shtypura, stendat e informacionit, konferencat për shtyp, si dhe takimet me qytetarë me një audiencë të kufizuar prej 50 qytetarësh në hapësira të hapura dhe 30 persona në hapësira të mbyllura. Të gjitha ngjarjet do të mbahen me respektim të rreptë të protokolleve për organizimin e ngjarjeve publike”, tha Petrov.
Sipas protokollit të publikuar nga LSDM, të gjithë ata pranishmit në një ngjarje publike ose në një takim duhet të mbajnë maskë mbrojtëse, duhet të lajnë duart rregullisht ose të kryejnë dezinfektim, të cilin do ta sigurojë organizatori, mbajtja e distancës prej 2 metrash.