Pas publikimit të video materialit ku Boki 13 dhe Kiçec duken duke marrë para nga biznesmeni Jordan Kamçev, ka reaguar LSDM duke bërë thirrje që organet e drejtësisë në vend të zbardhin deri në fund këtë skandal dhe të gjithë personat e përfshirë në krim të përgjigjen para ligjit.
Por, nga kjo parti kanë ngritur dyshime se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit përfshirë edhe publikimin e videos së sotme është pjesë e një skenari të mirë përgaditur paraprakisht.
Të gjitha forcat e errëta janë drejtuar kah shkatërrimi i shtetit të së drejtës dhe rrezikimi i integrimeve euro atlantike, thotë zëdhënësi Konstandin Konstandinov, i cili publikisht ka parashtruar edhe disa pyetje ndaj liderit të opozitës, Hristian Mickoski.
“Hristian Mickoski, dubleri i Gruevskit dhe familjes, I cili me javë mundohet të inkriminojë funksionarë të LSDM-së, shumë qartë dhe zëshëm e pyesim nëse hapi i gabueshëm i opozitës është tentim për ti fshehur gjurmët e tij? Me cilët dy persona të cilët duken në inçizim ai personalisht ka biseduar? Kur kanë ndodhur këto bisedime?
Në çfarë marrëveshje është nëse ka biseduar me njerëzit që duken në inçizim? A ka pranuar dhe çfarë ka pranuar në dorë? Kush I ka liferuar inçizimet në median italiane? E kujtojmë Mickoskin dhe DPMNE-në në fjalët e shefit të tyre: e vërteta është si fuçi, kurdo qoftë do të dalë në sipërfaqe” , deklaroi Konstandin Konstandinov.