LSDM: Qeveria i gënjeu pensionistët

Opozitarja LSDM,  thotë se VMRO-ja po i gënjen pensionistët dhe po vë në rrezik funksionimin normal të Fondit Pensional.

Marketing

“Në realitet pensionistët do të marrin rritje prej vetëm 1.000 denarëve, që është shumë larg nga ajo që u është premtuar dhe larg nevojave të grupit më të rrezikuar në shoqëri. Me vendimin e fundit të Qeverisë, pensionistët u zhgënjyen kur kuptuan se në muajin shtator nuk do të kenë 5.000 denarë shtesë në llogaritë e tyre.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja me kritika për pushtetin edhe për rritjen e pagave në arsim nga ku thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.

“Revolta është e madhe, por edhe zhgënjimi i mësimdhënësve nga qeverisja e DPMNE-së. Mësuesit nuk do ta marrin rritjen e pritshme prej 12% në shtator, edhe pse Mickoski dhe DPMNE-ja kanë premtuar. Ata kanë shkelur premtimin për avancimin e arsimit.”, – theksoi Daniela Nikolova nga LSDM.

Marketing