LSDM: Qeveria nuk e ka ndërmend ta rrisë pagën minimale

VMRO-DPMNE në programin e vet premtonte se në 100 ditët e para do ta rrit pagën minimale në 450 euro. Ky premtim u shpik për t’i gënjyer punëtorët se do të vazhdojë një nga politikat e LSDM-së për të cilët të gjithë jepnin mbështetje – rritja e pagave. Kështu thonë nga LSDM në kumtesën e sotme.

Marketing

“VMRO-DPMNE aspak nuk planifikon të qeverisë përmes mbështetjes së punëtorëve dhe me rritje të pagave. Do të vazhdojë nga ku mbetën në vitin 2016 dhe këto janë politika në interes të kapitalit”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti theksojnë se në kohën e VMRO-DPMNE-së, paga minimale ishte rreth 8.000 denarë dhe nevojiteshin katër paga minimale për t’u siguruar shporta familjare.

Marketing