LSDM: Qeverinë e re që do ta udhëheqim ka plan për reforma, drejtësi dhe ekonomi të fuqishme

Qeveria e re, e udhëhequr nga LSDM-ja, ka plan për reforma në sistemin gjyqësor, për drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë. Ky është një nga prioritetet më të rëndësishëm për të cilat do të punohet intensivisht që nga ditët e para.

Marketing

Mbështetja nga qytetarët për LSDM nënkupton vazhdimin në rrugën e përparimit, integrimit, demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit.

Në të njëjtën kohë, përmes masave konkrete, ne sigurojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për një standard më të mirë jetese dhe paga më të larta.

Ekonomia e re maqedonase krijon vende pune dhe krijon një shans për të gjithë.

Vazhdon kujdesi shëndetësor i qytetarëve dhe lufta kundër pandemisë globale .

Jemi bërë anëtare e aleancës më të fuqishme në botë, NATO, dhe së shpejti do të fillojmë hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja në mandatin tjetër obligohet të japë politika dhe masa edhe më të mira, të orientuara kryesisht në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Qendra për komunikime e LSDM-së