LSDM: Qytetarët e njohin rëndësinë historike të referendumit

Arritja e marrëveshjes përfundimtare me Greqinë është akt patriotik me të cilin mbyllet çështja 25-vjeçare, sigurohet ardhmëria e Maqedonisë si anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s dhe përforcohet identiteti i Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së për media.

Marketing

Me Marrëveshjen, shtohet më tej, largohet pengesa e fundit për procesin euroatlantik.

“Pas viteve të izolimit, Maqedonia përsëri është në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Data për fillimin e bisedimeve me BE-në është definuar, ndërsa është siguruar edhe ftesë për hyrje në NATO. Në referendumin më 30 shtator, qytetarët e kanë fjalën e fundit për ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Qytetarët janë bartës të sovranitetit, ata zgjedhin në zgjedhje dhe në referendum, ndërsa vullneti i tyre është i pakthyeshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë”, thuhet në kumtesë.

Qytetarët, shtohet më tej, e njohin rëndësinë historike të referendumit, e dinë se Marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë është historikisht më e mira dhe mundësi e drejtë që njëherë e përgjithmonë të sigurohet ardhmëria e Maqedonisë, njëherë e për gjithmonë të sigurohet dhe të garantohet identiteti maqedonas.

“Shumica e qytetarëve fuqishëm janë të përcaktuar për hyrje në BE dhe NATO dhe për atë më 30 shtator, në referendum të lirë, pa presion, me vendosmëri dhe me dinjitet do të thonë PO për BE dhe NATO përmes pranimit të Marrëveshjes me Greqinë, fuqishëm dhe me vendosmëri do të thonë PO për ardhmërinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Marketing