LSDM: Qytetarët në referendum do të thonë PO për Marrëveshjen me Greqinë, PO për të ardhmen e Maqedonisë

LSDM, si parti përgjegjëse dhe shtetërore së bashku me të gjithë faktorët politik të cilët janë përcaktuar për përparimin e Maqedonisë, mundësoi fjalën e fundit për Marrëveshjen me Greqinë ta kenë qytetarët, thuhet në kumtesën partiake.

Marketing

Më 30 shtator, thuhet më tej, në referendum demokratik dhe të drejtpërdrejtë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të kenë mundësi historike që dejtpërdrejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të shtetit.

“Referendumi është demokraci e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë, ndërsa vullneti i shprehur në të do të jetë i obliguar për të gjithë sepse vota e qytetarit është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë.

U bashkuan të gjitha partitë politike të cilat me të vërtetë janë për në BE dhe NATO, përveç Hristijan Mickoskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, të cilët janë kundër integrimit. U bashkuan të gjithë të cilët janë për përparimin e Maqedonisë, përveç Mickoskit i cili dëshiron izolim, stagnim dhe pasiguri. Janë bashkuar të gjithë faktorët shoqëror dhe politik të cilët janë për të ardhmen e Maqedonisë, përveç Mickoskit dhe udhëheqësisë së tij të VMRO-DPMNE-së të cilët duan të kthehen prapa në të kaluarën e errët të krimit, dhunës dhe mosndëshkimit.

Por, VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk do ta pengojnë dhe rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë me procedurat e tyre antishtetërore.

Qytetarët, në mënyrë masive të lirë dhe dinjitoze më 30 shtator në referendum do ta japin përkrahjen e tyre për inkuadrim të Maqedonisë në BE dhe NATO, përmes pranimit të Marrëveshjes me Greqinë.

Qytetarët janë të bashkuar, vendosës dhe të përcaktuar, qytetarët thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.