Shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm të mirë për qytetarët, thonë nga partia në pushtet.
Sipas LSDM-së, qytetarët duan të ardhme, përparim, dhe jo shkatërrim, regres dhe një Ivanov të ri.
“Për qytetarët, shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet kohën për zgjedhjen e një presidenti të ri, të vërtetë dhe për të gjithë qytetarët, të cilët së bashku me qeverinë e LSDM-së do të punojnë për shtetin, popullin, të ardhmen, për integrimin në BE.Qytetarët nuk do të lejojnë një Ivanov të ri”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Maqedonia ka filluar të ecë përpara, ka marrë vendin e saj në NATO, e ardhmja është e sigurt, është koha për hapa të rinj drejt integrimt në BE, rritje ekonomike, investime, më shumë para në mesin e qytetarëve.Prandaj, shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm për anti-perëndimorin Hristian Hidro Mickoskin: Po e pret humbja në zgjedhje së bashku me kandidatin e tij”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.