Iniciativa e Hristijan Mickoskit për referendum është kundër gjuhës maqedonase, dëmton identitetin, dhe drejtpërdrejt është kundër integrimit evropian të vendit.
Të gjitha institucionet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar se procesin e negociatave për anëtarësim po e zhvillojmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër në gjuhën maqedonase, thonë nga LSDM.
Nga aty theksojnë se Mickoski me çdo kusht vepron si antievropian dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, “pa asnjë ndjenjë shtetësie, politikat e tij i zhvillon sipas nevojave dhe interesave personale”.
“Me referendum, Mickoski synon të shpëtojë pozitën e tij të lëkundur në Pallatin e Bardhë, sepse me të nuk pajtohen anëtarët e shquar të OBRM-PDUKM-së.