LSDM: Rryma u shtrenjtua 100 për qind kur Mickoski ishte drejtor i ELEM-it!

LSDM-ja e ka akuzuar VMRO-në se gjatë qeverisjes së tyre e kanë shtrenjtuar energjinë elektrike për 100 për qind. Partia në pushtet ka lëshuar një komunikatë ku vlerëson se edhe në kohën kur kreu aktual i VMRO-së Hristian Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, rryma u shtrenjtua për 100 për qind.

Marketing

“Asokohe familjet ishin të detyruara të kalonin në metoda të ngrohjes më të lira dhe më pak miqësore me mjedisin. Mickoski e shtrenjtoi energjinë elektrike, ndërsa qytetarët filluan të ngrohën me dru, me çka kjo sjell më shumë përgjegjësi për ndotjen e ajrit. Kjo ishte shkaktari kryesor për rritjen e ndotjes së ajrit”, thekson LSDM-ja.