LSDM: Shtet i fuqishëm efikas ligjor, prioritet i Qeverisë

Prioritet i Qeverisë së re e udhëhequr nga LSDM është pastrimi i gjyqësisë, me kontroll të tërë të pronës dhe gjendjes materiale të çdo gjyqtari dhe prokurori.

Marketing

Gjykatësit dhe prokurorët e kanë për obligim të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa gjyqësia duhet të pastrohet, në mënyrë që të ndershmit të mund t’i hetojnë ata që kanë shkelur ligjin.

Gjykatësve që u vjetërsohen lëndët do të shkarkohen me automatizëm

Do të ketë epilog gjyqësor për të gjitha lëndët e hapura nga PSP.

Për qytetarët, për të ardhmen e shtetit është e rëndësishme funksionimi i shtetit të fuqishëm juridik i cili pa kompromis lufton krimin dhe korrupsionin.

Për këtë shkak sigurojmë sistem për pastrimin e gjyqësisë, në mënyrë që asnjëherë të mos zgjedhen gjykatës me porosi të dikujt dhe të mos merren vendime gjyqësore me telefon, ndërsa politikanët të diktojnë aktakuzat.

Sot të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe secili që do t’i shkel ligjet, do të ballafaqohet me përgjegjësi.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Marketing