VMRO: Me LSDM-në dhe Zaevin sistemi gjyqësor do të fundoiset

VMRO-DPMNE me anë të një komunikate për media ka thënë se sistemi gjyqësor do të fundoset nga LSDM-ja dhe Zoran Zaevi.

Marketing

“Me LSDM-në dhe Zoran Zaevin sistemi gjyqësor do të fundoset, do të sillen vendime gjyqësore të dirigjuara dhe në dobi të personave të “pushtetshëm”, thonë nga VMRO-ja opozitare duke nënvizuar se Zoran Zaev dhe LSDM-ja do të shkatërrojnë gjyqësorin.

“Me LSDM-në gjyqësori do të fundoset. Me LSDM-në në pushtet do të dënohet qytetari i thjeshtë, derisa të “pushtetshmëve” do t’ju falet, do të vazhdoj të lulëzoj korrupsioni, nepotizmi dhe partizimi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing