Secili subjekt politik i cili do ta ndihmon konceptin europian të vendit është i mirseardhur në koalicionin qeverisës, porosisin nga LSDM-ja.
Më këtë LSDM-ja po i dërgon porosi ASH, por zëdhënësi i kësaj partie pohoi se deri më tani nuk kanë pasur bisedime konkrete për pjesën kardorive dhe programore, edhe pse gjatë kësaj jave nëpër media është spekuluar se ASH dhe LSDM-ja kanë dakorduar resorët të cilat duhet ti udhëheq partia e Taravarit.
Nga LSDM mbesin në qëndrimin e tyre se shumica qeveritare presin të zgjërohet.
“Secili subjekt politik i cili është për një prespektiv europiane të vendit është e mirseardhur, dhe është shumë e frytshme edhe të bisedohet më të njëjtit. Por për kyqjen e një subjekti politik në Qeveri duhen bisedime të gjata dhe konkrete ku do të duhet të hekurosen politikat programore dhe kadrovike, për të cilën nuk kemi biseduar. Kjo është një retorik e njohur e VMRO-DPMNË-së, dhe të njëjtën e kanë biseduar edhe para një viti. Por ato të njëjtën gjë e përsërisin në vazhdimisë se ka një shumicë të re Qeveritare, dhe cdoher kur ta thonë këtë shumica tjetër qeveritare është zgjëruar, dhe ashtu do të jetë edhe kësaj here” – tha Deputeti dhe njëherit Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.