LSDM: Siljanovska, dorë e zgjatur e gruevizmit

Kandidatja për presidente e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska Dafkovska është vetëm një dorë e zgjatur e Gruevizmit, tek të cilët ai u përkul dhe e promovoi, thuhet në një kumtesë me shkrim të LSDM-së.

Marketing

“Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, ajo mbrojti banditët më 27 prill, ashtu siç bëri Miskovski dhe Gruevski. Ajo nuk është aspak e turpëruar që po përkrahet nga një strukturë politike, kreu i së cilës është i dyshuari kryesor në inkursionin e dhunshëm në Kuvend, kur u bë një përpjekje për të vrarë, për të realizuar një grusht shteti dhe për të shkatërruar rendin kushtetues.

Siljanoska nuk është e ndershme para qytetarëve. Siljanovska është thellësisht e mbërthyer në matricën e Gruevizmit dhe po promovon politikat e egra politike të VMRO-DPMNE-së në drejtim të mbrojtjes së krimit dhe dhunës”, thonë nga LSDM.