LSDM: Siljanovska është shembull tipik i një përfituesi tranzicioni dhe simbol për nepotizëm

Është fakt se Siljanovska kur ishte ministre në Qeverinë e parë politike nga pavarësia, në vitet e nëntëdhjeta, bashkëshorti i saj kishte marrë biznes me fri shop.
Siljanovska në një intervistë për televizionin Sitel pranoi se fri shopi kishte ekzistuar.

Marketing

Siljanovska aspak nuk është “simbol i së drejtës dhe drejtësisë” por shembull tipik i një përfituesi tranzicioni dhe simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime.
Në atë kohë Siljanovska përballej me kritikë të ashpër pikërisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Për VMRO-DPMNE ajo paraqet një uzurpuese të funksionit dhe përfituese tranzicioni, siç ishte përshkruar në kuvend në vitin 1994.

Në mesin e tyre janë edhe deputetët e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, Mihail Panovski dhe Aleksandër Florovski.
Qytetarët nuk do të lejojnë personalitete të pandershme dhe të pasinqerta, simbol për nepotizëm dhe keqpërdorime, të humbur në politikë që të qëndrojnë në krye të shtetit.

Më 5 maj qytetarët do të dërgojnë porosi të qartë, do të zgjedhin progres, të ardhme të sigurt, njeri të ndershëm dhe të sinqertë, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin për president!
Qendra për Komunikime e LSDM-së