LSDM sonte vendosi të kandidojë Pendarovskin për president

Bordi ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit.

Marketing

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme në Shtip shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Pas të gjitha analizave, diskutimeve dhe anketave të opinionit publik, Bordi Ekzekutiv në përbërje të zgjeruar e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi Bordit Qendror të partisë.
Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit.

Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët.

Pendarovski është përfaqësues i të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnike, politike, fetare apo çfarëdo përkatësie.
Ky është profili i kandidatit që i duhet vendit dhe ai është profili i presidentit të ardhshëm të vendit.