LSDM sot zgjedh liderin e ri

Sot, LSDM organizon zgjedhje të parakohshme brendapartiake në të cilat, të gjithë anëtarët që kanë kartelë elektronike do të zgjedhin liderin e partisë.

Marketing

Në këto zgjedhje garojnë tre kandidatë, kurse anëtarët do të votojnë në 194 vendvotime në gjithë shtetin.

Kandidat për lider të LSDM-së janë Frosina Remenski, Jovan Despotovski dhe Dimitar Kovaçevski.

Zgjedhjet vijnë pasi lideri aktual, Zoran Zaev dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje lokale dhe humbjen e LSDM-së në kryeqytet. Zaev kishte premtuar qysh në fushatë zgjedhore, se nëse nuk fiton Shkupin, do të jep dorëheqje.

Marketing