LSDM: Të ndërpritet greva në arsim! Qeveria tashmë ka ofruar rritje të rrogave për 10% (VIDEO)

Deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrelj sot ka reaguar përmes një konference për shtyp në lidhje me grevën në arsim, përcjell TV21. Shkrelj thotë se SAShK-u duhet të ndërpres grevën, ndërkaq thekson se zgjidhje është oferta e Qeverisë për rritje të pagave për 10 për qind.

Marketing

“Është e patjetërsueshme që kryesia e SAShK-ut të ndërpres grevën, t’u mundësojë nxënësve që të kthehen në shkollë, ndërsa kërkesat e tyre t’i arrijnë në dialog me institucionet kompetente. Qeveria tashmë ka ofruar një zgjidhje konkrete, e cila është rritja e pagave për 10 për qind, gjegjësisht paga më të larta për 2.500 deri në 3.000 denarë për punonjës dhe atë në kohë krize. Refuzimi i këtij propozimi është jokonstruktiv”, tha Sanella Shkrelj, deputete e LSDM-së.

Marketing