LSDM: Të vazhdojë mësimi!

Në pritje të vendimit nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në vazhdimin apo jo të grevës, nga LSDM kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkolla dhe mësimi të vazhdojë, ndërkaq thonë se do të gjendet zgjidhje mbi kërkesën për rritjen e pagës.

Marketing

“Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjithë palët. Prandaj, apelojmë te SAShK-u që të vazhdojë dialogun, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të zgjatet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore dhe dhënia e provimit profesional për pesëqind mësues”, thonë nga LSDM.