LSDM: Trendi i rritjes së pagave vazhdon

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me kujdesin e vërtetë dhe sigurimin e pagave më të larta për të gjithë qytetarët.
Me vendim të Qeverisë për nivelizimin e rrogave në institucione në sferën e kulturës, 2899 persona të punësuar në kulturë do të kenë rritje pagash duke filluar nga rroga për muajin prill 2019.

Marketing

Me nivelizimin e rrogave janë përfshirë të gjithë të punësuarit në kulturë, ose të punësuarit në institucionet kulturore dhe të punësuarit në institucione lokale në sferën e kulturës, që nënkupton se rreth 80 për qind e të punësuarve në kulturë do të kenë paga më të larta.

Me këtë rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare ndaj të punësuarve në disa institucione të cilat marrin paga të ndryshme për vende të njëjta të punës apo me detyra të njëjta.

Trendi i rritjes së pagave vazhdon, Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e angazhuar në ngritjen e standardit në kulturë dhe sigurimin e pagave më të larta dhe më shumë para në çdo familje.

Marketing