LSDM: Truproja e Mickoskit u dha informacione sekrete njerëzve në Gërçec! Kush ia dha Samarakovit informacionet?

Nga LSDM thonë se ka dyshime se njerëzit më të afërt Hristijan Mickoskit janë në koordinim me, siç thonë ata, “botën e krimit”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se Angel Samarkov, sigurim i Mickoskit, u ka dhënë informacione personave të caktuar në Gërçec, pyesin nëse i njëjti është dërguar për të përcjellë informacione, sepse theksojnë se ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale.

“Sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Këtu shtrohet pyetja: A është ai personalisht i përfshirë dhe a i drejton proceset kriminale në vend? Vetëm pak muaj më parë, shefi i tij i sigurimit rrahu zyrtarin e policisë dhe pengoi aksionin e policisë kundër drogës – një ngjarje që Ministria e Brendshme u përpoq ta mbulonte. Dje, zgjedhja e tij personale për sigurimin, Angel Samarakov, u kap duke u dhënë sekrete zyrtare njerëzve nga Gërçeci. Ministria e Brendshme tentoi të fshihte skandalin gjatë gjithë ditës, por nën presionin e mediave që mësuan të vërtetën, u detyruan të dalin me informacione për publikun”, thonë nga LSDM.

Marketing