LSDM: Ulja e marzheve për produktet ushqimore, mashtrim i madh i Mickoskit

Nuk kanë së pushuari akuzat e LSDM-së në drejtim të VMRO-DPMNE-së dhe të Qeverisë në përgjithësi në lidhje me masën e Qeverisë për përkufizimin e marzhës për disa produkte ushqimore, ku sipas LSDM-së doli të ishte tërësishtë masë e gabuar, e që në fund të ditës faturën e paguan prap qytetarët.

Sipas Bogdanka Kuzeskës nga LSDM, analizat tregojnë se çmimet nuk janë ulur, madje sipas sajë disa produkte kanë shënuar edhe rritje.

Marketing

Sipas LSDM-së, përderisa qytetarët jetojnë keq e më keq, Qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 450 euro.

“Kjo masë rezultoi një mashtrim i madh nga ana e Qeverisë, e cila me sa duket mbron tregtarët, jo qytetarët. Shporta sindikale në tetor është zvogëluar për vetëm 57 denarë në krahasim me muajin paraprak. Kaq janë kursimet për qytetarët për një muaj nga masat e Mickoskit. Sot një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 61.249 denarë për nevojat elementare për një muaj, ndërsa paga mesatare ka rënë për 1.000 denarë pasi Mickoski është kryeministër. Këta tregues tregojnë se standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie drastike dhe se ata kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre. Me të drejtë ekonomistët kritikojnë qeverinë për politikën e dështuar ekonomike. Askush nuk njeh plan apo njohuri në këtë Qeveri për të përmirësuar standardin e qytetarëve apo për të forcuar ekonominë. Përderisa qytetarët jetojnë keq e më keq, Qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 450 euro.” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.