LSDM uron qytetarët për ditë demokratike për referendumin, vendimi i shumicës prej mbi 600,000 qytetarëve çdokush ka për obligim ta respektojë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ua uron qytetarëve dhe institucioneve të cilët dje zbatuan referendum të qetë dhe demokratik.

Marketing

Siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, verdikti i qytetarëve shprehet qartë dhe porosit se e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe në BE.

Mbi 666.000 qytetarë votuan në referendum duke e treguar pjekurinë demokratike për çfarë jemi mirënjohës. Në shumicën e madhe, mbi 505.000 qytetarë, apo mbi 91 për qind e qytetarëve votuan PËR..

Krahas sjelljes qyqare të Hristian Miskoskit dhe një pjese të udhëheqësisë së VMRO-DPM;NE-së të cilët haptazi zbatuan bojkot edhe anëtarë edhe deputetë të kësaj partie dolën dhe votuan sipas verdiktit të tyre.

Kjo që është më me rëndësi për vegën demokratike, qytetarët dolën lirisht dhe pa presione dhe me bindje personale votuan, në shumicë të madhe PËR Maqedoninë evropiane.

Nëse nuk ndodh ajo, vegël e vetme demokratike që mbetet është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qëllim të ruhet në gjitha afatet për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Shumica e qytetarëve që dolën në referendum solli vendim të qartë të kristaltë, verdikti i qytetarëve është përfundimtar dhe duhet të respektohet nga të gjithë.

Marketing