LSDM vlerërson se vendimet e fundit të Qeverisë, me të cilat kërkon të deformojë llogaritjet reale të shportës së konsumit, janë skandaloze. Partia opozitare thekson se Qeveria ka shpikur mënyrën e saj për të llogaritur sa “kushton jeta” për qytetarët dhe po përpiqet të bindë popullin se mund të jetohet me 400 euro.
Kristina Kostova, nënkryetare e LSDM-së, deklaroi se në këtë mënyrë qytetarët nuk duhet të shkojnë në pushime, të mos kenë mundësi të shkojnë në kinema apo teatër, pasi që ky ishte një luks sipas qeverisë.
KRISTINA KOSTOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË
“Qëllimi i qeverisë është të zëvendësojë treguesin real – shportën minimale të sindikatës – me një “shportë mesatare konsumi” të re të krijuar nga qeveria. Por jo për një familje me katër anëtarë, por për një familje me tre anëtarë. Shporta e re mesatare do të injorojë kostot reale. Do të reduktohet vetëm në ushqim dhe fatura, pa asnjë rekreacion, kulturë apo jetë dinjitoze”
