Nga Lidhja Social Demokrate sot kanë thënë se me marrëveshjen e arritur ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, arritëm të fitojmë ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fitojmë datë për fillim të bisedimeve me BE-në në vitin 2019, kurse siç thonë me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia fiton të ardhme, kurse qytetarët e Maqedonisë fitojnë jetë më të mirë.
“Çështjet për anëtarësim në NATO dhe BE dhe marrëveshja e arritur në Prespë janë çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, dhe për këtë shkak qytetarët do ta kenë fjalën e fundit në referendum,” thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se qytetarët janë bartës të sovranitetit, dhe se qytetarët vendosin në zgjedhje dhe në referendum.
Gjithashtu nga LSDM-ja kanë shtuar se referendumi është demokraci e vërtetë, kurse vullneti i shprehur në të patjetër të jetë e obligueshme për të gjithë, sepse vota e qytetarëve është kyçe për të ardhmen e Maqedonisë.