Mbrojtja e dhunës e 27 prillit tregon se matrica e Gruevskit funksionin përmes Mickovskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së.
Me qëndrim se dënimet kundër kriminelëve në Procesin e Nyrnbergut ishin drakonike, VMRO-DPMNE edhe sot qëndroi në mbrojtje të fashizmit dhe krimeve të bëra në Luftën e Dytë Botërore.
Përveç në mbrojtje të fashizmit, VMRO-DPMNE dhe Mickovski sot sërish janë në mbrojtje të dhunës së 27 prillit në vend se ta dënojnë.
27 prilli është një ndër datat më tragjike që nga pavarësia e deri më sot.
Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickovski arsyetojnë dhunën!
Kjo dëshmon se matrica e Nikolla Gruevskit për dhunë, krim dhe konflikte funksionin edhe sot përmes Hristian Mickovskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së.
Përfundoi koha kur porositeshin dhe montoheshin raste, kur kryhej ndjekje politike dhe kur diktoheshin dhe shkruheshin aktvendime jashtë gjykatave, më shpesh në pallatin e bardhë.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet juridik.
Duhet të ketë drejtësi. përgjegjësi duhet të bartin të gjithë ata që kanë urdhëruar.
Qendra për komunikim me opinionin – Lidhja Sociademokrate e Maqedonisë