LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski të dëshmojnë me vepra nëse janë për shtet të së drejtës

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “VMRO-DPMNE dhe Mickoski, në vend se të pengojnë Ligjin për Prokurori Publike ata duhet të mbështesin me vepra se janë për shtet të së drejtës”.

Marketing

“Koha kur partitë politike tregonin se si duhet të punojë gjyqësia, ndërsa vendimet gjyqësore dhe proceset diktoheshin nga oborri i bardhë, përfundoi me ikjen e VMRO-DPMNE-së në opozitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata akuzojnë partinë opozitare se po pengon miratimin e Ligjit për Prokurori Publike duke i thënë se ky ligj duhet të përkrahet për shkak se është i rëndësishëm për drejtësinë, qytetarër por edhe përshpejtimin e proceseve eurointegruse.

Nëse nuk përkrahjet, thuhet në njoftimin e LSDM-së, Mickoski dhe partia e tij do të dëshmojnë se janë në anën e kundërt, në mbrojtje të krimit dhe kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Marketing