LSDM: VMRO-DPMNE e censuroi fjalimin e Hristian Mickoskit

VMRO-DPMNE dëshmon se është pa kompas politik, se nuk ka drejtim të qartë të veprimit dhe se është në konfuzion të plotë edhe atë pikërisht në njërën prej periudhave më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, thuhet në reagimin e LSDM-së lidhur me siç thonë censurimin e fjalimit të Moskocskit nga partia e tij.

Marketing

“VMRO-DPME e censuroi fjalimin e kryetarit të tyre Hristian Mickoski. Nga fjalimi i Mickoskit në kanalin zyrtar të VMRO-DPMNE-së janë censuruar disa fjali të cilat zgjuan interes të madh në media. VMRO-DPMNE e censuroi Mickoskin i cili për veten thotë: “Kush është Mickoski t’i tregojë popullit se çfarë të bëjë?”. Një parti e cila autocensurohet dhe i ndryshon përmbajtjet e veta, tregon se nuk ka qëndrime të qarta, se në të mbisundon konfuzion i plotë, se nuk e respekton fjalën e vet e as fjalën e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Edhe një herë, shtohet më tej, bëjmë thirrje për seriozitet në këto momente historike për Maqedoninë. Bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit, për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë, të gjithë qytetarëve tanë.

Marketing