LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se pa asnjë turp i cilëson si mbrojtës të Kushtetutës, njerëzit që para katër viteve me dhunë dhe me armë hynë në Kuvend me qëllimin për të vrarë deputetë, të rrahin gazetarë dhe punonjës të shërbimeve të Kuvendit. Sipas LSDM-së, njerëz të tillë janë kriminelë ordinerë, që u nxitën për trazira nga shefi i Mickoskit që aktualisht gjendet në arrati në Budapest, pikërisht për për të cënuar rendin kushtetues.
“Ata njerëz më 27 Prill, mes të cilëve edhe Mickoski, nuk e mbrojtën Kushtetutën, por krimet e Nikolla Gruevskit. Sot katër vite me vonë, Mickoski, jo vetëm që nuk kërkoi falje e as që ndjen keqardhje për “të enjten e përgjakur”, por haptazi mbron dhunuesit, kriminelët dhe fashistët. 27 Prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë, por edhe datë të cilën VMRO-DPMNE-ja e kremton në vend se të kërkojë falje.”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.