Është më se e qartë se Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk duan miratimin e Ligjit për Prokurori publike e cila ka për qëllim të forcojë kapacitetet e shtetit juridik.
Miratimi i këtij ligji është në interes të drejtësisë, të ardhmes së shtetit dhe ndihmon në realizimin e qëllimit strategjik- fillimin e negociatave me BE-në.
Nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE me të vërtetë angazhohen për të ardhme evropiane duhet të tregojnë se nuk duan qëllimisht të opstruojnë zgjidhje ligjore.
Ligji për Prokurori publike mundëson të gjitha lëndët e PSP-së, por edhe raste tjera të kenë epilog objektiv dhe profesional, pasi vetëm ashtu do ta kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor i cili duhet të jetë i pavarur.
LSDM është për drejtësi dhe përgjegjësi, VMRO-DPMNE është për amnisti të kriminelëve, për rindërtimin e regjimit dhe izolimit. Ky është dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së e cila dita ditës po bëhet më e madhe në interes të drejtësisë dhe të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve.
Ai dallim do të konfirmohet më 12 prill kur qytetarët do të deklarohen për drejtësi, siguri dhe të ardhme evropiane, në vend se regjim, mosndëshkim dhe izolim që i ofron VMRO-DPMNE.
Qendra për komunikim me opinionin nga LSDM