LSDM: VMRO kërkon të falen përgjegjësit për dhunën në Kuvend

LSDM-ja vlerëson se ish-partia në pushtet, VMRO-ja kërkonte të lirohen nga përgjegjësia të gjithë përgjegjësit për dhunën në Kuvend më 27 prill. Partia në pushtet Hristijan Mickoski është vendosur në funksion të mbrojtjes së politikave kriminale të ish-regjimit të Nikolla Gruevskit.

Marketing

LSDM-ja vlerëson se VMRO-ja i solli vendit ndarje, dhunë kërcënime të të drejtave të njeriut, shkatërrimin e demokracisë dhe goditje ndaj lirisë. Partia në pushtet vlerëson se nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunën më 27 prill, ku u cenua rëndë demokracia.