LSDM: VMRO mbetet në matricën e ndarjeve dhe izolimit

VMRO-DPMNE e di mirë se marrëveshja e çon Maqedoninë përpara, por ato i intereson vetëm interesi personal dhe amnistia dhe për këtë përpiqen ta gënjejnë opinionin.

Marketing

Marrëveshja e arritur për kontestin 25 vjeçar me Greqinë e garanton identitetin e Maqedonisë, gjuhën maqedonase dhe veçorinë maqedonase, kështu thekson përmes kumtesës LSDM.

“Marrëveshja e siguron të ardhmen evropiane, të ardhmen si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Këto dy çështje janë të ndërlidhura mes vete. Po qe nuk do të ishte kështu, atëherë pse VMRO-DPMNE me vite negocionte për gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25 vjeçar?”, shtohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së është evidente se VMRO-DPMNE nuk mund të dalë nga matrica e ndarjeve, izolim dhe konflikte dhe për këtë në çdo mënyrë përpiqet ta frenojë të ardhmen evropiane.

Marketing