LSDM: VMRO të mos bllokojnë Kuvendin, 50 ligje kanë mbetur pezull (VIDEO)

Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, sot i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos bllokojë ligjet që duhet të kalojnë në Kuvend.

Marketing

Ai bën thirrje që të bashkëpunohet në Kuvend me qëllim që Kuvendi të punojë në interes të qytetarëve.

“Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM në periudhën e kaluar tregoi përgjegjësi dhe përkushtim në menaxhimin me pasojat nga kriza energjetike dhe ekonomike globale. Me mbështetje të deputetëve nga shumica, Kuvendi i Maqedonisë ka mbështetur një sërë masash të propozuara nga Qeveria për ndihmë të qytetarëve, kompanive, qytetarëve të rrezikuar, por edhe për shkollat, komunat, spitalet” tha Kostovski.