LSDM: VMRO tenton të pengojë hetimin për rastet që zhvillohen kundër krimit dhe korrupsionit

Të kota janë tentimet e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së të rrezikojnë rastet që udhëhiqen kundër kriminelëve të regjimit dhe manjatëve të krijuar në atë kohë.
VMRO-DPMNE gjithnjë e më të qartë e ka se mbrojtja e krimit është e pamundur.

Marketing

Sado që të jetë e papranueshme për VMRO-DPMNE-në, lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e pakompromis, ky është shtet juridik dhe ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë.
Të gjitha lëndët e hapura si Titanik, Fortesa, Target, Transportuesi, TNT, Talir, Perandoria dhe shumë tjera patjetër të zbardhen deri në fund.

Secila, pa dallim të funksionit që e kryen dhe e ka kryer do të përgjigjet nëse dëshmohet se ka vepruar kundër ligjit, përfshirë edhe funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe oktapodin kriminal të udhëhequr nga Budapesti.
Drejtësi patjetër të ketë. Ajo është në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Marketing